Informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës

Për shkak të mbylljes për qarkullim të pikave kufitare Bërnjak dhe Jarinje si rezultat i bllokimit të rrugëve nga serbët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkon nga të gjithë personat që janë duke udhëtuar drejt Kosovës të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi merrni rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të gabuara, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutem ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës./21Media
Back to top button