Ngjarjet e datës 1 gusht

08:30Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton 19 Projektligjet nga fusha e bujqësisë, për harmonizimin me Ligjin për Kundërvajtje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, raporton në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, në lidhje me raportin mbi vlerësimin e përafrimit të ligjeve, politikave dhe masave të tjera të Kosovës sipas  standardeve të Konventës së Stambollit. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
10:00Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike dhe për zgjedhje të përgjithshme në Kosovë, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
11:00Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite janë Interpelancë me ministrin ePunëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Qeverinë e Kosovës dhe 11 pika të tjera. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
Back to top button