Informacione të reja për ndërtesën e djegur në Londër

Policia thotë se personat e zhdukur ka shumë mundësi të kenë vdekur

79 persona kanë vdekur apo kanë humbur dhe dyshohet se mund të kenë vdekur nga zjarri që ndodhi në ndërtesën Grenfell në Londër, tha policia.

Nga policia paralajmëruan se jo të gjithë mund të identifikohen dhe kërkimet mund të zgjasin edhe për shumë javë të tjera, raporton BBC, transmeton rtv21.tv

“Kjo është me të vërtetë kohë shumë stresuese për familjet. Është me të vërtetë e vështirë të përshkruhet dëmi që zjarri ka shkaktuar”, tha një zyrtar policor./21Media

Back to top button