Iniciativa: Ndihmë juridike falas!

IKD-ja dhe UN Women lansuan platformën online.-MD-ja është duke e përmbyllur strategjinë nacionale kundër dhunës në familje
Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe UN Women lansuan platformën online për ndihmë juridike falas, e cila synon lehtësimin e qasjes në drejtësi për gratë viktima të dhunës në familje apo dhunës në baza gjinore. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se janë në përmbyllje të strategjisë nacionale kundër dhunës në familje. Ndërsa, u bë e ditur se IKD-ja ka ofruar në më shumë se dy mijë raste këshilla juridike, pjesa dërrmuese e tyre në ndihmë ndaj grave./21Media

Back to top button