Inkasanti shtyp faturën me 158 euro, pas reagimit të qytetarit shtypi me 32 euro!

Një person është ankuar për vlerën e lartë të shifrës në faturën e energjisë elektrike.
Por pas reagimit të qytetarit, inkasanti ka përmirësuar gabimin duke e kthyer shifrën nga 158.95 euro në 32.10 euro.
Kjo fillimisht është publikuar në një llogari në “Facebook” me emrin “Prishtina”.
Lidhur me këtë, portali rtv21.tv ka kontaktuar KESCO-n, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli të njëjtit nuk janë përgjigjur./21Media
