Inspeksioni në Prishtinë gjobitë me 2 mijë euro LDK-në për shkelje të masave anti-Covid

 

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka gjobitur me 2 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK), pasi që ka shkelur masat antiCOVID në një tubim të mbajtur në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, ka shkruar se askush nuk është mbi ligjin.

“Askush mbi ligjin! Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1. Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

Askush mbi ligjin!

Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet…

Posted by Adonis Tahiri on Monday, 11 January 2021

 

Back to top button