Inspektorati anulon vendimin për shkarkimin e Basri Sejdiut

 

Inspektorati i Punës e ka vlerësuar si të padrejtë shkarkimin e Basri Sejdiut nga pozita e drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sejdiu në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar vendimin e pranuar.

Ai tha se ky vendim konfirmon punën e tij të ndershme dhe profesionale në SHSKUK.

Ky vendim konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK, të cilën e mora në menaxhim në vitin 2017, në gjendje të rendë, gati të pashpresë. Gjatë mandatit tim kam arritur të rrisë shërbimet në çdo klinikë të QKUK-së si dhe në spitale të përgjithshme duke pasur gjithmonë pacientin në qendër. Vlen të potencojë menaxhimin e suksesshëm të pacientëve me COVID-19. Të përkujtojë se kemi pasur numrin më të vogël të fatalitetit nga kjo sëmundje në rajon, kemi mbrojtur stafin nga infeksioni dhe kemi krijuar hapësira të reja për menaxhim të kësaj sëmundje”, ka shkruar Sejdiu./21Media

Back to top button