3 viktima dhe 118 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

 

118 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar brenda 24 orëve nga gjithsej 1653 teste të realizuara kanë informuar nga ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Rastet e reja janë në Shkup 55, në Kumanovë 12, në Prilep 9, në Tetovë 6, në Shtip 5, në Kërçovë dhe Kavadar nga 4 raste, në Ohër dhe Vinicë 3, Gostivar, Kriva Pallankë, Veles, Dellçevë nga 2 raste, në Manastir, Strumicë, Probishtip, Sveti Nikollë, Berovë, Strugë, Koçan, Kratovë, Dibër nga 1 të infektuar.

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 127 pacientë të shëruar, ndërsa kanë humbur jetën 3 pacientë, të cilët janë nga Tetova, Shtipi dhe Struga.

Që nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar 13.194 të infektuar, 9752 të shëruar, ndërsa bilanci i viktimave shkon në 554. Raste aktive në vendin tonë janë 2888./TV21

Back to top button