Inspektorati i Tregut gjen mospërputhje të çmimeve raftë-arkë

 
Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se përmes Inspektoratit të Tregut ka vazhduar inspektimet edhe gjatë ditëve të fundjavës.
Sipas MINT, qëllimi i inspektimeve në këtë periudhë vazhdon të jetë verifikimi i çmimeve të produkteve bazike për shportën e konsumatorëve.
Në njoftimin e MINT, bëhet e ditur se gjatë inspektimeve të ditës së shtunë, Inspektorët e Tregut kanë hasur në parregullsi sa i përkët mospërputhjes së çmimeve raftë –arkë, mashtrimit lidhur me zbritjet e reklamuara dhe në disa produkte ka munguar deklaracioni në gjuhën shqipe. “Në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”.
MINT ka falënderuar gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
“Në të njejtën kohë i siguron konsumatorët se Inspektorati i Tregut do të jetë aktiv në interes të mbrojtjes së konsumatorëve, eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, mbrojtjen e konkurrencës së drejtë dhe në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna, do të vazhdojë inspektimet në tërë Kosovën dhe në çdo rast kur konstatohen parregullsi, do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në shkrimin e MINT në Facebook./21Media

Back to top button