Inspektorët e OKB-së shohin centralin bërthamor

Kreu ekipit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi, tha se ekipi i tij ishte në gjendje të mblidhte “shumë” informacione brenda pak orësh ndërsa vizitonte centralin bërthamor të Zaporizhzhia të enjten.
Ai tha se i ka parë “gjërat kyçe” që duhej të shihte, transmeton rtv21.tv.
“Ne mundëm, në këto pak orë, të mblidhnim shumë informacione. Gjërat kryesore që duhej të shihja, i pashë”, tha ai në video.
Grossi u largua nga uzina pas vizitës, raportoi RIA Novosti.
Agjencia e lajmeve publikoi një video ku shiheshin disa automjete të Kombeve të Bashkuara duke u larguar nga objekti. Nuk është e qartë nëse pjesa tjetër e anëtarëve të ekipit të inspektimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) janë ende në fabrikë.
IAEA ende nuk e ka konfirmuar në mënyrë të pavarur largimin e Grossit nga uzina./21Media

Back to top button