Pronarët e pijetoreve në Britani të brengosur për ngritjen e çmimit të energjisë
Në Britani, inflacioni ka vënë bizneset në situata të vështira financiare. Kur jemi te kjo, po vazhdon rritja e çmimit të energjisë, që për pijetoret nuk është aspak e lehtë. Ato pritet të shohin ngritje të papara të tyre. Për këtë për AP ka folur pronari i një pijetoreje në Cricklade të Britanisë.
Në këtë pijetore në Cricklade, në Britani të Madhe, faturat e energjisë do të rriten në mënyrë dramatike në gashtë muajt e ardhshëm, thuhet sipas pronarit të saj. Për shkak të inflacionit janë të brengosur mijëra pronarë pijetoresh.
Pronari Darren Nash i lokalit “Red Lion”, ka sqaruar se në baza javore do të paguajnë deri në 1 mijë e 150 dollarë, që është shumë e lartë për ta.
Nash ka thënë se pandemia e COVID-19 ishte e ashpër, por mendon se asgjë më lehtë nuk do ta kenë as muajt në vazhdim. Së paku gjatë pandemisë janë bërë porosi dhe klientët kanë marrë pijet me vete, e tani çdo gjë po u shkon nga duart, e për këtë e kanë fajin çmimet.
Gjashtë pijetoret më të mëdha në Britani u kanë shkruar qeverisë, me ç’rast kërkojnë ndihmë nga ajo.
Përgjegjësja ekzekutive e asociacionit Beer and Pub, Emma McClarkin ka thënë se me dëshpërim u bëjnë thirrje qeverisë për veprim, që t’u lehtësojë punën sa i përket energjisë, bile bizneseve të vogla, të bëjnë një plan afatgjatë në mënyrë që ti shpëtojnë pijetoret dhe birraritë në qendër të komuniteteve të tyre.
Sips statistikave të Zyrës Nacionale, më shumë se dy e treta e bizneseve janë dëmtuar nga ngritja e çmimeve./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?