Inspektoriati i Tregut mbyll 26 sallone të masazheve dhe klubeve të natës

Inspektorati i Tregut, nga data 10-14 maj 2023, ka inspektuar 66 operatorë ekonomikë që ushtrojnë veprimtarinë e mirëmbajtjes trupore/sallonet e masazheve, klubet e natës/muzikë live dhe vallëzim.

Ky aksion ka prekur komunat Prishtinë, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec, transmeton.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se 26 operatorë janë mbyllur përkohësisht ndërsa ndaj disa të tjerëve janë shqiptuar gjoba.

“Prej tyre 26 operatorë ekonomikë janë mbyllur përkohësisht për shkak se të njëjtit kanë ushtruar veprimtarinë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Tregtinë e Brendshme, ndaj 12 operatorëve ekonomikë janë shqiptuar gjoba ndëshkuese, për shkeljet e konstatuara të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe bazuar në Kodin Penal të Kosovës ndaj 4 operatorëve ekonomikë janë deponuar kallëzime penale për heqje apo dëmtim të vulës zyrtare”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button