“Institucionet po i mbështesin fermerët”

 

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa sot kanë inauguruar stallën bagëtive të fermerit Bajram Jetishi në fshatin Bërkoc, të komunës së Gjakovës.

Kreu i qeverisë ka thënë se sektorit të blegtorisë do t’iu qëndrojnë gjithmonë afër.

“Më vjen mire si qeveri, bashkë me pushtetin lokal po iu rrimë afër këtyre fermerëve. Është stabilizuar tashmë pak edhe tregu sa i përket shitjes së qumështit, shpresoj që nuk do të na kthehen problemet që më herët i kemi pasur. I përgëzoj për punën që po bëjnë dhe garantoj se do t’iu qëndrojmë afër duke iu ndihmuar”, është shprehur ai.

E ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka deklaruar se blegtoria është prioritet i dikasterit që udhëheq.

“Do të vazhdojmë të përkrahim të gjitha nën sektorët e sektorit të bujqësisë duke përfshirë edhe blegtorinë”, është shprehur ai.

Pjesë e këtij inaugurimi ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Adrian Gjini, i cili ka thënë se falë mbështetjes të institucioneve blegtoria ka rimarrë vetën.

“Me shumë mund të institucioneve qendrore dhe lokale po arrijmë më mirë se dikush që ka menduar të përmbyllet viti. Gjitha aspektet po besoj duhet të ndjehen mirë që nuk është shkatërruar ky vit”, ka thënë ai.

Ndërsa, pronari i stallës, Bajram Jetishi iu ka kërkuar qeveritarëve mbështetje për sektorin e blegtorisë.

“Përkushtohuni sa më shumë në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Sipas mendimit tim është burimi kryesor i shtetit të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Back to top button