Institucionet të rifillojnë fushatën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Veliu, priti në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Luis Servais.

Veliu gjatë këtij takimi vlerësoi se është tejet me rëndësi që institucionet e Kosovës të rifillojnë fushatën për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në këtë takim u diskutua edhe për  thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy vendeve sidomos në mes dy policive për luftimin e të gjitha formave të krimit dhe terrorizmit. Në këtë aspekt ministri Veliu u shpreh i kënaqur që Policia e Kosovës ka arritur standarde dhe vepron sipas standardeve ndërkombëtare.

Veliu e falënderoi shefin e zyrës belge për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës, në konsolidimin e shtetit si dhe mbështetjen  e institucioneve në zbatimin e ligjit.

Ndërsa, Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen  e Mbretërisë  së Belgjikës, sidomos në përmbushjen e obligimeve të agjendës evropiane dhe fuqizimin e ligjit në Kosovës./21Media

Back to top button