​Instituti Atlas kërkon heqjen e TVSH-së në faturat e energjisë

Instituti Atlas ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të heqë tatimin në vlerë të shtuar prej 8% në faturat e energjisë elektrike dhe të kompensohen miliona euro të shpenzuara për konsumimin e energjisë në veri, në rast se vendoset të rritet çmimi i energjisë elektrike nga prilli.

Sipas Institutit heqja e TVSH-së dhe kthimi i 132.5 milionë eurove të paguara për energjinë në veri do të çonte në një ulje prej 36% të çmimit të energjisë për vitet 2025 dhe 2026.

“Nëse ZRRE-ja vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon që Qeveria e Kosovës të heqë TVSH-në prej 8% në faturat e energjisë elektrike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke kthyer 132.5 milionë euro që janë paguar padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri. Këto masa do të sillnin ulje të çmimit të energjisë me 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026,” thuhet në postimin e Institutit Atlas në Facebook.

ZRRE ka bërë me dije propozimin për një rritje të mundshme prej 15% të tarifave të energjisë elektrike, propozim që ka shkaktuar reagime të shumta.

Derisa së fundi ka nisur tashmë një fushatë në rrjete sociale për të kundërshtuar këtë rritje.

Back to top button