“Intelektualët” me mesazh special në sfidën ndaj Ballkanit

Drita dhe Ballkani po ballafaqohen në Gjilan në kryendeshjen e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, derisa rezultati momental është i barabartë, 1-1.

Por, përtej fushës, tifozët vendas po krijojnë një atmosferë të zjarrtë edhe në tribuna, derisa në fillim të pjesës së dytë kanë shpalosur një mesazh special.

“1432 fëmijë të vrarë në luftë… dhezni qira, servila!”, kanë shkruar ata në sloganin e shpalosur.

Ky reagim i tyre vjen pas zhvillimeve të fundit ku figura politike në Kosovë kanë ndezur qirinj duke nderuar disa të rinj të vrarë ditëve të fundit në Serbi.

Back to top button