​Reagojnë “Xhebrailat”: Nuk na u lejua hyrja në stadium

Tifozët e Ballkanit të njohur si “Xhebrailat” kanë bërë të ditur se ata nuk janë lejuar që të futen në stadium për ta mbështetur skuadrën e tyre në debrin kundër Dritës në Gjilan.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ata kanë bërë të ditur se janë ndalur nga policia me arsyetimin se klubi gjilanas nuk ka dashur që ata të jenë prezent në tribunat./21Media

Back to top button