Interesim i madh i kompanive për potencialet që ofron Kosova dhe Shqipëria

Edhe 17 ditë deri tek Konferenca Ndërkombëtare për Miniera dhe Minerale e organizuar nga Kosova dhe Shqipëria

Më 16-17 maj 2018 do të zhvillohet në Prishtinë Konferenca Ndërkombëtare “Sektori Minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, e cila është fryt i një pune të përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në Shqipëri dhe Komisionit të Pavarur për Minierat dhe Mineralet në Kosovë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shkruar në Facebook se kanë mbetur edhe 17 ditë deri te mbajtja e kësaj konference, ndërkohë që shumë kompani nga mbarë bota kanë shprehur interesim për të kuptuar më mirë potencialet që ofrojnë vendet tona.

“Edhe 17 ditë deri tek Konferenca Ndërkombëtare për Miniera dhe Minerale e organizuar nga Kosova dhe Shqipëria. Shumë kompani nga mbarë bota kanë shprehur interesim për të kuptuar më mirë potencialet që ofrojnë vendet tona”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Ndryshe, konferenca ka për qëllim prezantimin aktual të industrisë minerare të dy vendeve, si: hulumtimi, shfrytëzimi, përpunimi i resurseve minerale në Kosovë dhe Shqipëri.

Pjesë e diskutimit do të jenë legjislacioni, politikat minerare dhe mundësitë për zhvillim në të ardhmen.

Në këtë pikë u krijohet mundësi pjesmarrësve paraqitjen e ideve përmes prezantimeve, ndërmarrjeve minerare vendore dhe të huaja dhe institucioneve tjera.

Po ashtu, përmes prezantimeve mund të shfaqen vlerësime apo ide për rrjedhat aktuale minerare në nivel global, reajonal dhe lokal, me theks të veçantë investimet në sektorin minerar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Back to top button