Interesim i vogël i mërgimtarëve për të vizituar Kuvendin

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot ka hapur dyert për vizitë nga bashkatdhetarët, megjithatë aty u pa një numër i vogël i tyre por të cilët u shprehen të zhgënjyer nga mungesa e një organizimi më të denjë.
Mërgimtari që jeton dhe vepron në Zvicër, Ahmet Bllaca se Kuvendi si objekt është i mirë po që shprehi mospajtime me udhëheqësit e shtetit.
“Kuvendi është shumë vend i mirë, më një fjalë në shtetet me demokraci të përparuar, kuvendi është tempull i demokracisë. Si objekt është fenomenal, ky kuvend na kujton edhe një të kaluar të hidhur, ish krahinat e autonomisë të Kosovës në ish-Jugosllavi. Kur e kanë bërë jashtë kuvendarët tonë, e kanë shpallur si të pavarur këtë shtet, po zotërinjtë sot që janë aty, më vjen shumë keq, një pjesë e madhe e tyre tentojnë ta shndërrojnë në cirk, në vend që të jenë një gjuhë, të arrijnë kompromise dhe të votojnë ligje, ata zotërit kurdo hynë e dalin, aspak nuk e marrin si përgjegjësi, e marrin si hobi”, ka thënë ai për KosovaPress.
Një tjetër mërgimtar, Shahin Shahini, u shpreh i zhgënjyer pasi në objektet e Kuvendit nuk e ka pritur askush nga deputetët.
“E pash në portal që sot edhe nesër do të jenë hapur dyert e Kuvendit, neve nuk na priti askush, nuk më pëlqej hiq fare, për të bërë ankesa nuk kishe se ku. Jo mërgata duhet t’i ketë do të drejta, kurrfarë të drejta nuk kemi. Është dashur të këtë një kohë të caktuar. Kuvendi mirë po do punë tjera me na i kry pak më mirë, aty është problemi. Këtu mirë krejt, i lumi ai që është këtu, i mjeri ai që është jashtë”, deklaroi Shahini,
Ndërsa, të vetmit që u panë ishin deputetet Enver Dugolli dhe Fridon Lala.
Dugolli deklaroi se është njoftuar me vonës për ardhjen e bashkatdhetarëve, derisa shtoi se LVV-ja ka pasur takim edhe të premten me mërgimtarët.
“Sot gjithashtu është ditë që do të jemi këtu prezent edhe nesër gjithashtu, bashkatdhetarët janë të mirëseardhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të shohin nga afër edhe deputetët edhe ambientin ku punojmë. Pyetje, komente jemi të gatshëm si gjithmonë për bashkatdhetarët e qytetarët që na kanë votuar. Në orët në vijim do të vijnë edhe më shumë deputetë për shkak se unë me vonës u njoftova që sot është gjithashtu ditë për bashkatdhetarët, që do të vijnë ne Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Kurse, Fridon Lala, ka bëre te ditur se dyert e Kuvendit janë të hapura për mërgimtaret sot edhe nesër. Ai theksojë kontributii mërgatës i dhënë në proceset shtetendërtuese të Kosovës është i madh.
Kuvendi do të jetë i hapur edhe nesër deri në orën 16:00./kp

Back to top button