Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës ka arritur në rreth 7 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se ka pasur interesim të madh për të investuar në Bonot e Diasporës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka thënë se interesimi ka arritur në rreth 7 milionë euro.
“Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës tashmë ka arritur në rreth 7 milionë euro. Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare. Mërgata për Kosovën”, ka shkruar Murati.
Më 21 korrik të këtij viti nisi emetimi i bonove të diasporës nga Ministria e Financave, proces i cili do të zgjasë deri më 18 gusht./21Media
 

Back to top button