Interi dëshiron ta shesë Skriniarin këtë janar

Krerët e Interit kanë mbetur të pakënaqur me Milan Skriniarin sa i përket rinovimit të kontratës, dhe po shpresojnë që ta shesin mbrojtësin te Paris Saint-Germain këtë muaj.
Agjenti i mbrojtësit sllovak, Roberto Sistici diskutoi situatën aktuale të kontratës së klientit të tij, duke theksuar se si klubi e vuri lojtarin në shitje gjatë verës së kaluar, duke konfirmuar bisedimet me klubet e interesuara, duke përfshirë këtu PSG-në.
Fatkeqësisht për Skriniarin, situata jo e mirë me Interin u përmbyll kur ai u ndëshkua me të kuq në humbjen shokuese 1:0 nga Empoli.
Siç u raportua nga “La Gazzetta dello Sport”, Interi nuk ishte i kënaqur me komentet e Sisticit dhe sjelljet e fundit të Skriniarit, kështu që kanë vendosur ta shesin atë te PSG në këtë merkato dimërore.
“Nerazzurët” janë të gatshëm të pranojnë afro 20 milionë euro për mbrojtësin sllovak, shumë më pak se 50 milionë euro që kërkonin gjatë verës së kaluar.
Sidoqoftë, problemi qëndron se PSG mund të vendosë të pres deri në verë për të nënshkruar me 27 vjeçarin si transferim të lirë.

Back to top button