Interi është kampion i Kupës së Italisë

“Nerazzurët” shpallen për të dytin vit me radhë kampionë të Kupës së Italisë.

Skuadra e Interit është kampione e Kupës së Italisë, pasi që në finale e mposhti Fiorentinan me rezultat të ngushtë 2:1.

Fillimisht, ishte Fiorentina ajo e cila kaloi në epërsi e para përmes golit të Nicolas Gonzalez qysh në minutën e 3’.

Ndërkaq, Interi gjeti golin e barazimit përmes Lautaro Martinez, i cili barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 29’.

Martinez nuk u ndal me kaq, ku tetë minuta më vonë, respektivisht në minutën e 37’ shënoi për ta kaluar në epërsi 2:1 Interin.

Ky gol rezultoi të ishte i fundit i ndeshjes, pasi që në pjesën e dytë asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte.

Interi e fiton Kupën e Italisë për të dytën herë me radhë, sukses ky të cilin e ka arritur vetëm tre herë në histori të klubit.

Back to top button