Burri qëllon për vdekje 4 fëmijë, thoshte se e kishte “djallin në kokë”

Një burrë në Tennessee i cili ankohej se e kishte “një dreq në kokë”, ka qëlluar për vdekje katër fëmijë në shtëpinë e tij para se ta vriste edhe veten.

Prokurorët kanë thënë se nga hetimet është gjetur se të katër fëmijët ishin qëlluar nga Charles Damon Aljumaily në janar.

Secili prej fëmijëve, nga 15 deri në 5 vjeç më i vogli, u qëlluan disa herë me armë, raportoi AP.

Gruaja e vrasësit kishte thënë se së fundmi ishte bërë paranojak dhe se ishte ankuar se kishte “një dreq në kokë që e sulmonte dhe ai donte ta lëndonte veten”.

Back to top button