Interi fiton derbin me Lazion, rikthehet në krye të tabelës

Kampioni italian Inter ka shënuar sot fitore në derbin kundër Lazios, ndeshje kjo që ishte e vlefshme për xhiron e 21 të Serie A.
“Nerazzurët” e mposhtën Lazion me rezultat të ngushtë 2:1, përmes golave të dy mbrojtësve Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar.
Fillimisht, ishte skuadra nikoqire ajo e cila e zhbllokoi rezultatin e para në këtë ndeshje, ku Bastoni shënon në minutën e 30’ për të kaluar Interin në epërsi prej 1:0.
Kundërpërgjigja e Lazios ishte e shpejtë, ku e barazon rezultatin në 1:1 në minutën e 35’ të ndeshjes përmes golit të shënuar nga sulmuesi Ciro Immobile.
Pjesën e dytë të ndeshjes e nisi më mirë kampioni italian, ku edhe e gjeti golin e fitores përmes mbrojtësit Milan Skriniar, i cili shënon për 2:1 në minutën e 67’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Interi rikthehet në pozitën e parë në tabelë, ku pas 20 ndeshjeve ka arkëtuar 49 pikë, një më shumë se rivali dhe vendi i dytë Milani, por që ky i fundit ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Në anën tjetër, Lazio pas 20 ndeshjeve zë vendin e tetë në tabelë, me gjithsej 32 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Interit.

Back to top button