​Interi fiton ndaj Lecces dhe ruan vendin e dytë

Interi ka lënë prapa krahëve disfatën e javës së kaluar nga Bolonja dhe është rikthyer te fitorja të cilën e arriti përballë Lecces në stadiumin “Giuseppe Meazza” me rezultat 2-0.
Nga një gol në secilën pjesë i mjaftuan skuadrës së trajneri Simone Inzaghi për t’i arkëtuar tre pik të reja dhe qëndrimin në vendin e dytë në tabelë.
Goli i parë për “Neroazzurrët” erdhi në minutën e 29’ i shënuar nga Mikhitaryan pas asistimit nga Nicolo Barella, kurse të dytin e realizoi Lautaro Martinez në minutën e 53’, derisa u asistua nga Denzel Dumfriez.
Me këtë fitore Interi arrin në kuotën e 50 pikëve në vendin e dytë.

Back to top button