Interi mori tri pikë ndaj Spezias

Skuadra e Interi sonte arkëtoi tri pikë të reja në Serie-A pasi triumfoi me rezultat 3-0 ndaj Spezias.
Zikaltërit të drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi e kaluan me lehtësi kundërsharin e tyre duke shënuar një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën.
Goli i parë u shënua në minutën e 35’ dhe realizues ishte argjentinasi Lautaro Martinez pasi u asistua nga belgu Romelu Lukaku.
Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i dytë për “Neroazzurrët”. Mesfushori turk Hakan Calhanoglu shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës në minutën 52-të.
Për rezultatin final të ndeshjes 3-0 u përkujdes i inkuadruari në lojë Joaquim Correa, i cili shënoi në minutën e 82-të.
Në pesë minutat e fundit në lojë për Interin u inkuadrua shqiptari Kristjan Asllani në vend të Marcelo Brozovic
Kjo fitore e bënë Interin lider të tabelës së Serie-A me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.

Back to top button