Rrahen për ngastër toke, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar sot për “Lëndim trupor” në Ferizaj. S.A (M/K), 35 vjeçar dhe J.A (M/K), 30 vjeçar shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë (ngastër toke) kanë pësuar lëndime  trupore mes vete nga sulmet fizike, me ç’rast kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast të lëndimit  trupor. Ngjarja kishte ndodhur kur dy personat me inicialet S.A (M/K) i moshës 35 vjeçar dhe J.A ( M/K) i moshës 30 vjeçar, shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë (ngastër toke) kishin pësuar lëndime  trupore mes vete nga sulmet fizike, të cilët më pas për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj.”, ka informuar Policia.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor”./21Media

Back to top button