Interi mposht Cagliarin, merr kreun e tabelës në Serie A

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm në Serie A, ku kampioni aktual Inter ka vazhduar me fitore. Interi ka shënuar sot fitore si vendas me rezultat të thellë 4:0 kundër skuadrës së Cagliarit.
Golat për “Nerazzurët” i shënuan Lautaro Martinez (minuta e 29’ dhe e 68’), Sanchez (minuta e 50’) dhe Calhanoglu (minuta e 66’).
Me tre pikët e reja, Interi ngjitet në vendin e parë në tabelën e Serie A, ku pas 17 ndeshjeve ka regjistruar 40 pikë, një më shumë se vendi i dytë dhe rivali AC Milan.
Ndërkaq, me humbjen e sotme, Cagliari renditet në vendin e parafundit në tabelë, respektivisht në vendin e 19 me vetëm 10 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 4:0 në favor të Interit.

Back to top button