Barcelona e interesuar në tre lojtarë të Chelseat

Gjigandi katalunas me çdo kusht dëshiron ta përforcojë repartin e sulmit këtë afat kalimtar të transferimeve.
Barcelona ka shprehur interesim në shërbimet e sulmuesit anësorë të Chelseat Christian Pulisic, raporton “Mundo Deportivo”.
Po ashtu, në listën e të dëshiruarve nga Xavi për tu transferuar në “Camp Nou” janë edhe dy mbrojtësit e Chelseat Antonio Rudiger dhe Cezar Azpilicueta.
Ndërsa, ylli amerikan Pulisic nuk është një startues i garantuar te Chelsea, dhe pas një karriere të mbushur me lëndime, thuhet se është i hapur rreth një largimi nga kampioni evropian.
Ndërkaq, Barcelona pas lëndimeve të shumta në repartin e sulmit, dhe me humbjen e Sergio Agueros për shkak të problemeve me zemër, është në kërkim të një sulmuesi dhe e sheh Pulisic si një transferim ideal.

Back to top button