​Interi mposhtet nga Juventusi dhe zbret në vendin e tretë

Ka mjaftuar goli i bukur i Kosticit në minutën e 23’ që Juventusi të kthehet me tri pikë të plota nga ballafaqimi me In\terin në derbin e Italisë të zhvilluar në “Giuseppe Meazza”.

Kjo fitore rëndësi shumë të madhe për skuadrën e Allegrit që i ofrohet sërish pozitave që dërgojnë në garat evropiane ani pse iu hoqën 15 pikë për mashtrime me financa.

Ndërkohë për Interin e Simone Inzaghit kjo humbje nënkupton edhe largimin nga pozita e dytë të cilën tani e ka marr Lazio pas fitores në derbi ndaj Romës.

Juventusi tani ka 41 pikë në vendin e shtatë, kurse Interi është i treti me 50 pikë.

Back to top button