Interi ndalet me barazim nga Sampdoria

Interi është ndalur me një barazim 2-2 në xhiron e tretë të Serie-A nga skuadra e Sampdorias.
“Neroazzurrët” kaluan të parët në epërsi pas 18 minutave lojë kur Federico Dimarco realizoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë.
Vendasit barazuan shifrat në minutën e 35 me golin e realizuar nga Yoshida, por Lautaro Martinez e riktheu avantazhin e zikaltërve në minutën e fundit të pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, më saktësisht në minutën e 47’ Augello realizoi golin e barazimit 2-2 dhe ishte një gol shumë i bukur nga ana e tij.
Pas tri ndeshjeve, Interi ka mbledhur shtatë pikë dhe renditet i dyti në tabelë pas Napolit që ka nëntë pikë, kurse Sampdoria është në vendin e 13 me dy pikë.

Back to top button