Atletico siguron fitoren në minutën e 99-të

Atletico Madridi ka siguruar një fitore me shumë vuajtje ndaj Espanyolit në La Liga.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e katërt të kampionatit spanjoll dhe përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të Atletico Madridit.
Skuadra e Simeones ishte në disavantazh pasi Tomas realizoi për Espanyolin në minutën e 40’ dhe ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Barazimin Atletico e arriti në minutën e 79’ kur realizoi Carrasco shënoi nga afërsia dhe kur po pritej qe ndeshja të mbyllej me barazim, golin e fitores mysafirët e shënuan në minutën e 99’ të ndeshjes me anë të Lemar.
Pas katër ndeshjeve, Atletico Madridi e kryeson tabelën me 10 pikë, kurse Espanyoli ka dy pikë në vendin e 16-të.

Back to top button