Interi po planifikon ndryshime kundër Atletico Madridit

Ka spekulime që Interi po anon drejt disa ndryshimeve në përballjen e Ligës së Kampionëve me Atletico Madridin, duke filluar nga Denzel Dumfries dhe Stefan de Vrij.

“Nerazzurrët” kanë epërsi 1:0 nga ndeshja e parë falë golit të Marko Arnautovic dhe ndeshja vendimtare është nesër me fillim nga ora 21:00 në “Wanda Metropolitano”.

Arnautovic dhe Carlos Augusto nuk do të udhëtojnë me skaudrën për shkak të problemeve muskulare, kurse Juan Cuadrado dhe Stefano Sensi vazhdojnë të mbeten mungesa që një kohë të gjatë.

Sipas “Sky Sport Italia”, Simone Inzaghi po planifikon disa ndryshime në formacionin titullar. I pari do të shohë De Vrij të marrë vendin e Francesco Acerbi në mbrojtje, pasi veterani nuk është 100% i gatshëm.

Tjetra është një lëvizje shumë sulmuese, me Dumfries të preferuar ndaj Matteo Darmian në anën e djathtë të mesfushës me pesë lojtarë.

Dumfries përgjithësisht zgjidhet kundër palëve më mbrojtëse për t’i thyer ato dhe nuk njihet për disiplinën e tij mbrojtëse ose taktike.

Benjamin Pavard, Federico Dimarco dhe Lautaro Martinez u pushuan në fitoren në Serie A ndaj Bolognas, kështu që të gjithë kthehen në formacionin titullar.

Hakan Calhanoglu është rikthyer nga lëndimi, ashtu si edhe Marcus Thuram.

Formacioni i mundshëm i Interit kundër Atleticos pritet të jetë ky:

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez

Back to top button