Interi synon vendin e parë në Grupin D

Njëra nga ndeshjet e orarit prej 18:45 në programin e sotëm të Ligës së Kampionëve do të jetë edhe ajo mes kampionit italian Inter dhe skuadrës së Shakhtar Donetsk.
Ndeshja e sotme do të jetë e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të kësaj gare, ku Interi do të synojë me çdo kusht fitoren për tu ngjitur në pozitën e parë në Grupin D.
Në xhiron e fundit, Interi regjistroi fitore me rezultat 3:1 kundër Sheriff Tiraspol, kurse Shakhtari pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Real Madridit.
Momentalisht, pas katër ndeshjeve të zhvilluara Interi zë vendin e dytë në Grupin D me shtatë pikë, dy sosh larg vendit të parë Real Madridit, kurse Shakhtari gjendet në fund të tabelës me vetëm një pikë të arkëtuar.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Eriksen, Sanchez dhe De Vrij, kurse te Shakhtar do të mungojnë Dentinho, Konoplyanka, Moraes dhe Traore.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Inter (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Dimarco; Calhanoglu; Dzeko, MartinezShakhtar Donetsk (4-2-3-1):Trubin; Dodo, Kyvtsov, Marlon, Ismaily; Maycon, Stepanenko; Tete, Pedrinho, Solomon; Fernando
Grupi D
18:45 Inter – Shakhtar Donetsk (Stadiumi Giuseppe Meazza)

Back to top button