Interi vazhdon me humbje, e pëson nga Fiorentina

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Interit dhe skuadrës së Fiorentinas, ku “Nerazzurët” e kanë regjistruar humbjen e tretë radhazi në Serie A, pas humbjeve kundër Juventusit e Spezias.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Interi ka pësuar humbje nga Fiorentina, e cila shënoi fitore me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Giacomo Bonaventura, i cili në minutën e 53’ i siguroi fitoren me rezultat 1:0 Fiorentinas.

Me pikët e reja, Fiorentina ngjitet në vendin e tetë në kuotën e 40 pikëve, krahas Interit që zë vendin e tretë në tabelë me 50 pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Fiorentinas.

Back to top button