Intervistimi i Berishajt, Abdixhiku: Njeriu që ka marrë mbështetjen blanko të qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir i LDK-së ka reaguar lidhur me intervistimin disa orësh të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ai përmes një videoje në profilin e tij zyrtar në Facbook thotë se se njeriu të cilin e ka marrë në mbrojtje e gjithë Qeveria, është duke intervistuar në Prokurorinë Speciale që nga ora 8 e mëngjesit.

Sipas Abdixhikut, Berishaj kishte marrë 1.5 milionë euro në ndermjetësimin që kishte bërë për blerje të energjisë derisa më tej thotë se para Komisionit Hetimor kishte fshehur të gjithë pasurinë. Abdixhiku shton se ambasadori Berishaj e kishte marrë përkrahjen blanko të Qeverisë së Kosovës.

“Njeriu që ka marr të gjithë mbrojtjen e të gjithë Qeverisë po intervistohet sot nga ora 8 e mëngjesit në Prokurori Speciale. Para Komisionit Hetimor në Parlament që kishim bërë ne, kishte fshehur edhe të gjithë pasurinë. Për të gjitha këto vepra kishte marr mbështetjen blanko të Qeverisë”, shprehet Abdixhiku.

“Dhe teksa flasim për mafinë energjetike, sot, jo më larg se një ditë pas diskutimit në Kuvend, Korporata Energjetike ka shtuar edhe dy tenderë sekret. Sot janë nënshkruar 2 tenderë sekret, në vlerë prej gjysmë milioni euro.Partia në pushtet bëri një arsyetim. Nxori një poster nga numrat e të kaluarës, kështu po na thotë hajna ata, hajna edhe ne. Por hajnat janë të njëjtë. Keqpërdorimi i parasë publike ka një përfundim. Përgjegjësi të plotë para ligjit. Për këtë do të jemi pakompromis!”, thotë i pari i LDK-së./21Media

Back to top button