Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë

Sipas Haradinajt, Qeveria e Kosovës është në mbeshtetje të investiroëve të huaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve për ta fuqizuar sektorin ekonomik si dhe për mbeshtetjen e investimeve të huaja në vend sot ka pritur në takim, Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se gjatë këtij takimi u bisedua për mundësin e zgjerimit të investimeve.

“Në vazhdën e takimeve për ta fuqizuar sektorin ekonomik dhe për të mbështetur investimet e huaja në vend, sot kam pritur Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët biseduam për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend. Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar. Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /21Media 

 

Back to top button