Inzaghi: Liverpooli është skuadër më e fortë në letër

Gjigandi anglez Liverpool duhet të konsiderohet favoriti për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit, por ”Nerazzurët” e meritojnë që të jenë në këtë fazë të kësaj gare, ka thënë trajneri Simone Inzaghi.
Interi e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë në Grupin D prapa Real Madridit, ku më pastaj siguroi biletën drejt fazës së eliminatoreve për herë të parë që nga sezoni 2011/12.
Trajneri Inzaghi e di që skuadra e tij nuk mund të konsiderohet favorite duke pasur parasysh fuqinë e Liverpoolit, por pavarësisht kësaj dëshiron që skuadra e tij të bëjë lirshëm atë që di më së miri.
”Liverpooli është njëri nga klubet më të mira në Evropë, por lojtarët tonë e meritojnë të luajnë në këso lloj ndeshjesh. Nuk kemi qenë pjesë e eliminatoreve për shumë vite dhe pavarësisht se është e vështirë, ne do të mundohemi t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Inzaghi.
Sipas këtij të fundit Liverpooli në letër është favoriti, por ndeshjet duhet të zhvillohen.
Nesër me fillim nga ora 21:00 kampioni italian Inter pret në shtëpi, në stadiumin ”Giuseppe Meazza” gjigandin anglez Liverpool, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Back to top button