Fundoset anija, të paktën 4 persona të vdekur, 15 të zhdukur

Të paktën katër persona vdiqën dhe 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije spanjolle peshkimi u fundos në brigjet lindore të Kanadasë.

Tre anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan dhe përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit po vazhdojnë.

Ekuipazhi prej 24 personash përfshinte 16 spanjollë, plus shtetas peruan dhe ganez, sipas raporteve të mediave spanjolle.

“Ne jemi informuar se… trupat janë gjetur”, tha Maica Larriba, një përfaqësuese e qeverisë qendrore në Pontevedra, Galicia, për radion publike spanjolle.

“Tre të mbijetuarit u gjetën në një varkë shpëtimi”, shtoi ajo. Dy varka të tjera boshe u gjetën dhe shpëtimtarët po kërkonin një të katërt, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Temperatura e ujit për momentin është e tmerrshme, është shumë e ulët”, tha Larriba.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez tha se ai po ndiqte operacionin e shpëtimit “me shqetësim”./21Media

Back to top button