Inzaghi përjashton Calhanoglun nga skuadra para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Trajneri i Interit Simone Inzaghi nuk e ka ftuar në skuadër mesfushorin Hakan Calhanoglu për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sherif Tiraspolit që zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ”Giuseppe Meazza”.
Hakan Çalhanoglu nuk është në mesin e 23 emrave të ftuar nga Simone Inzaghi. Është kjo një surprizë e vogël duke parë se turku kishte marrë pjesë rregullisht në seancat stërvitore para kësaj ndeshje.
Problemi me kyçin e këmbës që u pësua në ndeshjen Letoni-Turqi javën e kaluar, duket se ende e kushtëzon ishlojtarin e Milanit duket se po e pengon ende atë që të luajë me qetësinë e tij. Calhanoglu deri tan ka realizuar vetëm një gol për Interin në nëntë paraqitje.

Back to top button