iPhone 15 me pozicion të ri karikimi dhe me çmime më të larta

Apple është gati të lansojë katër iPhone të rinj dhe dy orë të reja.

Lansimi i iPhone 15 është ngjarja më e madhe e Apple dhe mund të sjellë polemika, marrë parasysh çmimin më të lartë të përfolur dhe vendin e ri të karikimit në fund të telefonit.

Krahas këtyre risive, Apple thuhet se po planifikon teknologji të re karikimi, çipa më të shpejtë, jetëgjatësi më të mirë të baterisë dhe ndryshime të dizajnit për versionet Pro të telefonit.

Në total, pritet të ketë katër versione të iPhone 15: modeli bazë, iPhone 15 Plus, Pro dhe Pro Max.

AirPods gjithashtu pritet të kenë përditësim në ndërrimin e vendit të karikimit Lightning në fund me USB-C, për të filluar procesin e heqjes së teknologjisë së karikimit që është përdorur për më shumë se një dekadë në produktet më të njohura të Apple.

Back to top button