IPK-ja rekomandon suspendimin e një kapiteni policor për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz në Mitrovicë pasi dyshohet për “dhunë në familje”.

Viktima ka parashtruar kërkesë për udhërmbrojtje.

“Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet hetimore. IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Veprimet tjera hetimore, sipas njoftimit, do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

Back to top button