IPK nisi hetimet nëse kishte neglizhencë të policëve në rastin e 11-vjeçares

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka nisur një hetim në rastin e 11-vjeçares së dhunuar dhe trafikuar në Prishtinë, për të parë nëse ka pasur ndonjë neglizhencë eventuale nga zyrtarët policorë.
Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj për portalin rtv21.tv ka thënë se me anë të këtij hetimi do të verifikohen veprimet e zyrtarëve që janë marrë me këtë rast.
“IPK ka filluar një hetim paraprak, për të verifikuar nëse janë ndërmarr të gjitha veprimet nga ana e policisë”, ka thënë Hodaj.
11-vjeçarja që dyshohet se u dhunua nga pesë persona më 27 gusht në Prishtinë, dyshohet se edhe në muajin qershor ka qenë viktimë e dhunimit dhe trafikimit nga gjashtë persona të tjerë.
Që të 11 të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./21Media

Back to top button