IPK rekomandon suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut

Inspektorati Policor i Kosovës rekomandon suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, i cili tha se nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
“Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicës së Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
Dje, (2 nëntor), Gjuriq deklaroi se policët në veri nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese,
“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriq dhe takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë dhe katër kryetarëve të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok)./21Media

Back to top button