Irani mohon çdo lidhje me sulmuesin e Salman Rushdie

Irani mohon kategorikisht çdo lidhje me sulmuesin e Salman Rushdie, madje ka fajësuar vet shkrimëtarin.
75 vjeçari mbeti i lënduar rëndë pasi u godit me thikë në skenë në një ngjarje. Tani, ai është në gjendje të marrë frymë pa ndihmë, kanë bërë të ditur mediat lokale.
Për shumë vjet, shkrimtari është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij të vitit 1988, ‘Vargjet Satanike’.
Mediat iraniane e kanë komentuar sulmin, duke e quajtur ‘shpagim hyjnor’.
E përditshmja e Iranit, Jaam-e Jam nënvizoi lajmin se Rushdie mund të humbasë njërin sy pas sulmit, duke thënë se “një sy i Satanit është verbuar”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, ka mohuar kategorikisht lajmin se Irani ka lidhje me sulmuesin e shkrimtarit 75 vjeçar.
Megjithatë, Kanaani në fjalën e tij tha se “liria e fjalës nuk e justifikon Rushdie-n fyerjen e fesë në shkrimin e tij”.
“Në këtë sulm, ne nuk e konsiderojmë askënd tjetër përveç Salman Rushdie dhe mbështetësve të tij, fajtor”, ka thënë ai./21Media

Back to top button