Irani shpalli pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit

Udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei shpalli pesë ditë zi publike pas një rrëzimi të helikopterit  ku humbën jetë presidenti Ebrahim Raisi, ministri e jashtëm të vendit dhe shtatë persona të tjerë.

Në një mesazh të transmetuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve të Iranit, Khamenei shprehu ngushëllimet e tij për vdekjet dhe konfirmoi se nënpresidenti i parë i Iranit, Mohammad Mokhber tani po menaxhon degën ekzekutive.

“Ai është i detyruar të rregullojë me krerët e degëve legjislative dhe gjyqësore për të zgjedhur një president të ri brenda maksimumit pesëdhjetë ditësh”./21Media

Back to top button