Osmani e pret në takim zyrtaren amerikane, Nicole Chulick

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick.
Zyrtarja amerikane viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Kurtin
Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick po viziton Kosovën.
Ajo do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin, Albin Kurtin.
“Në orën 11:00, Presidentja Osmani pret në takim Zv. Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, znj. Nicole Chulick”, thuhet në njoftim.
Chulick më pas do të takohet edhe me Kurtin.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ora 14:30 pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, znj. Nicole Chulick”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./21Media