Iraniani vritet pasi festoi pas eliminimit të ekipit kombëtar nga Kupa e Botës

Një burrë raportohet të jetë vrarë nga forcat e sigurisë në Iran, teksa protestuesit festuan publikisht eliminimin e ekipit kombëtar të futbollit nga Kupa e Botës.

Aktivistët thanë se Mehran Samak u qëllua në kokë pasi i ka rënë borisë së veturës së tij në Bandar Anzali të martën mbrëma.

Videot nga qytetet e tjera treguan turmat që brohoritnin dhe kërcenin në rrugë.

Shumë iranianë refuzuan të mbështesin ekipin e tyre të futbollit në Katar, duke e parë atë si një përfaqësi të Republikës Islamike.

Lojtarët nuk e kënduan himnin kombëtar para ndeshjes së tyre të parë, një humbje 6-2 nga Anglia, në një shprehje të dukshme solidariteti me protestuesit.

Por, ata kënduan në ndeshjen e Uellsit, të cilën e fituan 2-0, dhe në përballjen e ngarkuar politikisht kundër SHBA-së.

Disa protestues e panë këtë si një tradhti ndaj kauzës së tyre edhe pse kishte raportime se ekipi ishte nën presion të fortë nga autoritetet iraniane.

Trazirat nisën 10 javë më parë pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia në Teheran./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button