Isa Mustafa ngushëllon familjen Gashi

Kryeministri Mustafa ka ngushëlluar familjen Gashi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Gashi, me rastin e vdekjes së Dulaman Gashit, një ndër themeluesit e Degës së LDK-së në Klinë, anëtar i Kryesisë së Degës, anëtar i Asamblesë Komunale për tri mandate, ish-drejtor shumëvjeçar i Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Sferkë, bashkë themelues i Shtabit të UÇK-së “Iliria”, në Sferkë me Kryetarin e Degës Fadil Gashi.

“E nderuara Familje Gashi, me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Dulaman Gashi, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia dhe strukturave të LDK-së, për humbjen e anëtarit të familjes. Kjo nuk është një humbje vetëm e familjes tuaj, por edhe e LDK-së dhe Klinës, pasi që kontributi i tij, në strukturat e partisë dhe gjithë veprimtaria e tij në përgjithësi, zë një vend të merituar”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Mustafës.

Po ashtu në telegramin e ngushëllimit thuhet se dega e LDK-së në Klinë dhe gjithë strukturat e saj do ta kujtojnë Dulamanin si një veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm, në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Back to top button