Isa Mustafa përkujton Enver Malokun, kërkon zbardhjen e vrasjes së tij

20 vjet nga vdekja e Enver Malokut

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar ish-veprimtarin, Enver Maloku në 20 vjetorin e vrasjes së tij. Mustafa është shprehur se Maloku kishte punuar për të afirmuar vlerat demokratike të Kosovës.

“Enver Maloku, bashkëpunëtor i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe shef i QIK-ut gjatë viteve të 90-ta, kishte punuar për të afirmuar vlerat demokratike të vendit tonë, për të njoftuar vendin dhe botën mbi veprimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë në kohërat më të vështira kur Kosova ishte në një terr informativ.”, është shprehur ai. 

Mustafa ka thënë se zbardhja e vrasjes së Enverit është detyrim jo vetëm ndaj tij, dhe familjes së tij ose ndaj LDK-së, por është një obligim ligjor.

Enveri tërë jetën i kushtoi lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, me një përkushtim e vendosmëri të pafund. Zbardhja e vrasjes së Enverit është detyrim jo vetëm ndaj tij dhe familjes së tij ose ndaj LDK-së, por është një obligim ligjor, shtetëror e moral ndaj shtetndërtimit të një Kosove ku mbizotëron drejtësia, rendi dhe ligji. Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit 1999 pak metra prej banesës së tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë.”, bëhet e ditur në komunikatë.

Kryesia e LDK-së, sot do të bëjë homazhe te përmendorja e Enver Malokut, në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë. Pas homazheve, kjo parti organizon Akademi Përkujtimore për Malokun./21Media

Back to top button